Pas një pune intensive përgatitore, duke filluar nga 20 marsi i këtij viti, sot në 23 prill, u mundësua krijimi i degës së Shoqatës “Tafil Buzi” në Berat, një nga qytetet, me të cilin zonën e Buzit e lidh shumëçka, qysh në kohët e hershme. Kufijtë verior të krahinës sonë janë kufijtë jugor të fshtarave të Beratit, si: Plashniku, Rehova, Panaritit, etj. Kohë pas kohe, Berati ka qënë vendi, ku buziotët zbrisnin për pazarin gjësë së gjallë apo për të blerë mallra industriale e ushqimor, e për rrjedhoj kanë krijuar miqësi të natyrave të ndryshme. Duke shkuar më thellë në histori, kujtojmë luftimet e pashembullta heroike të Tafil Buzit, për të marrë nga duartë e forcave turke Kalanë e Beratit, në vitet 1833, 1834 dhe 1835. Po le të kthehemi në kohët e sotme, tek pasardhësit e Kapedanit të dikurshëm të Shqipërisë, që kanë migruar në qytetin e Beratit, midis të cilëve dhe 3 nga pasardhësit e denjë e të drejpërtdrejtë të tij, vëllezërit: Tafil, Myzafer dhe Kareman Kalemi. Në këtë takim, ku merrnin pjesë edhe Ferdinant Mimani, Turabi Dosti, Rinush Kalemi, Eduart Ajdini, Bujar Kalemi, etj., u zgjodh kryesia e degës së Shoqatës “Tafil Buzi” të Beratit. Kryetar u zgjodh Ferdinant Mimani, zv/kryetar, Turabi Dosti dhe sekretar, Rinush Kalemi. Njëkohësisht, bazuar në evidentimin e deritanishëm të komunitetit buziot në Berat, u dorëzuar 53 kartat e para të anëtarësisë, në pritje të kërkesave të mëvonshme për shtimin e radhëve në këtë degë të re të Shoqatës “Tafil Buzi”.





