Muzeu “Tafil Buzi” — Nisma e Re që Po Vjen në Zemër të Buzit

Muzeu “Tafil Buzi” — Nisma e Re që Po Vjen në Zemër të Buzit
Shoqata Atdhetare Kulturore “Tafil Buzi”, pas një sezoni të suksesshëm pune që kulmoi me përurimin e shtatores të kryetrimit dhe Nderit të Kombit Tafil Buzi, ka hyrë në një fazë të re zhvillimi dhe përgjegjësie historike. Në mbledhjen e zgjeruar të kryesisë dhe kryetarëve të degëve në rrethe, mbajtur më 02 nëntor 2025, shoqata ka përcaktuar objektivat madhorë për vitin 2026, duke e vendosur në qendër të vizionit ndërtimin dhe funksionalizimin e Muzeut “Tafil Buzi” në zemër të qendrës së Buzit.
Një hap i rëndësishëm drejt ruajtjes së trashëgimisë sonë
Muzeu i propozuar është konceptuar si një hapësirë për ruajtjen, studimin dhe promovimin e figurës së Tafil Buzit dhe të gjithë trashëgimisë historike, kulturore dhe etnografike të zonës. Ky institucion synon të shërbejë jo vetëm si qendër e kujtesës historike, por edhe si pol zhvillimi kulturor, edukativ dhe turistik.
Për të konkretizuar këtë vizion, më 14 nëntor 2025 Shoqata “Tafil Buzi” ka depozituar zyrtarisht pranë Këshillit Bashkiak Memaliaj, me dijeni të kryetarit të bashkisë z. Albert Malaj, kërkesën për ngritjen e muzeut në Qendër Buz, në bashkëpunim të ngushtë me Bashkim Memaliaj.
Grupi i punës — struktura që do të udhëheqë procesin
Për përgatitjen e të gjithë dokumentacionit teknik, historik dhe administrativ, është ngritur një grup pune i përkushtuar, i cili do të udhëheqë fazën paraprake të realizimit të projektit:
Asim Brahimi – Kryetar
Bedri Serjani – Nënkryetar
Feti Zeneli – Anëtar
Jonuz Ajazi – Anëtar
Enkelejda Fejzo – Bashkëpunëtore
VO. Në këtë grup pune do të afrohen dhe historian , gjuhëtar , studius , akademik e profesor të krahinës ton, si dhe perfaqsues të Bashkisë.
Ky grup pune do të mbledhë materialet historike, dokumentet arkivore, dëshmitë, artefaktet kulturore si dhe të gjitha elementet që do të formësojnë identitetin e muzeut të ardhshëm.
Një thirrje për bashkim dhe pjesëmarrje
Shoqata “Tafil Buzi” fton të gjithë banorët e zonës, bijtë e Buzit kudo që ndodhen, studiuesit, dashamirësit e historisë dhe të kulturës sonë, të bëhen pjesë e kësaj nisme madhore. Kontributi i secilit—qoftë në formë materiali, dokumentesh, kujtimesh familjare, apo mbështetjeje morale—do të jetë gur themeli në ndërtimin e një vepre që i shërben komunitetit dhe brezave që do të vijnë.
Një dimension i ri për një zonë të lënë padrejtësisht në harresë
Për 35 vite, Buzi dhe historia e tij e lavdishme kanë mbetur jashtë vëmendjes që meritojnë. Nisma për ngritjen e Muzeut “Tafil Buzi” synon t’i japë zonës një dimension të ri kulturor e turistik, duke e vendosur atë në hartën e destinacioneve historike me vlerë kombëtare.
Ky muze do të jetë një monument i gjallë i identitetit, krenarisë dhe traditës sonë, një pikë takimi mes të shkuarës dhe të ardhmes.
Shoqata Atdhetare Kulturore “Tafil Buzi” falënderon të gjithë ata që kanë mbështetur nismat e deritanishme dhe fton publikisht çdo të interesuar të kontribuojë në realizimin e këtij projekti dinjitoz që i shërben kulturës, edukimit dhe ruajtjes së trashëgimisë sonë kombëtare.
Faleminderit për mbështetjen dhe bashkëpunimin!
Postimet të fundit