Ta duam Luftinjën, sepse trojet e saj i kemi mbrojtur me heroizëm e trimëri.

Sadik LUFTINJA

 

Në vitin 1924 Luftinja shekullore do të ndahej në dy fshatra: Luftinja1 dhe Luftinja e Sipërme. Luftinja e Sipërme është konsideruar si vendbanimi  me territorin më të shpërndarë në gjithë zonën. Shtrihet në të dy anët e lumit Luftinjë, me lagjet: Mukaj, Zekaj, Dokaj, Shahaj, Goxhaj, Lamaj, Malkaj, Sinandemaj dhe Belica( Bardhaj). Kufizohet me Gllavat, Komarin, Buzin, Izvorin, Bardhaj, Badrën, Luadhaj dhe Rrapaj.

Në Lagjen Sinandemaj janë gjetur varre me pllaka të mëdha si dhe qeramika të lustruara. Si vende kulti të fesë kristiane janë rrënojat e një kishe në Malkaj, varret e Kaurit në lagjen Lamaj etj. Ndërsa objekte kulti të besimit mysliman (sekti bektashi) janë Teqeja e Baba Kamberit e mekami në Sinandemaj, qivuri në Malkaj etj. Pas vitit 1980 kemi shkëputjen e lagjes  Belicës e të disa familjeve të lagjes Shahaj dhe krijimin e fshatit të ri, Bardhaj.

Për të përshkruar hapësirat e Luftinjës së Sipërme dhe për të thënë dy fjalë më shumë për historinë e trojeve të saj, udhëtimin tonë e nisëm nga lartësitë e Sinandemajt. Kjo lagje konsiderohet si më e afërta me lagjet Merdanaj e  Cakaj të Gllavës, kurse në jug kufizohet me Malkaj. Në hershmëri thuhet se këto tri lagje e kanë pasur prejardhjen nga i njëjti fis, nga dera e Rushan Zenelit.  Në Sinandemaj disa nga familjet kryesore kanë qenë : Zenjel Abedini (1865), Rushan e Sabri Zenjeli, Pelivan, Selam e Dine Dulja, Abdulla Pelivani, Qazim Ismaili, Eqerem, Hysen, Rrapo e Shaban Qazimi, Hekuran Shabani, Resul, Riza e Xhelal Metua, Qemal Xhelali etj. Me kalimin e viteve numri i familjeve e i banorëve rritet, ndërsa sot në ato troje ka mbetur vetëm një familje. Një pjesë e fëmijëve të Xhelal e Riza Metos, Eqerem Sinandemaj etj. kanë emigruar në Greqi, të tjerë tjerë janë vendosur në Vlorë e Libohovë, kurse familja e Ismail Shabanit në Angli.

Kur zbret nga Sinandemaj për në Izvor, rruga kalon mes shtëpive të lagjes Shurp. Këtë emërtim kur e lexon mbrapsht jep fjalën prush. Një koicidencë e tillë mund të ketë ardhur nga historia e një kleriku, i cili kur ka kaluar në këto anë është shprehur: “Prush do të jetë shpirti dhe mikpritja e këtyre njerëzve në të gjitha kohërat!” Në Shurp lagjja kryesore është Malkaj. Ky emërtim duhet ta ketë prejardhjen nga emri mal, por nuk përjashtohet mundësia edhe nga emri i të parit të këtij fisi, Malko. Disa nga familjet kryesore të kësaj lagjeje janë: Mersin Veliu, Xhevdet Mersini, Qemal Dervishi, Demir Xhezua, Haki Rexhepi, Hasan Tafili, Isuf e Selman Qamili, Hysenj Yzeiri, Qamil Rakipi, Bilo, Adem e Xhevit Qamili etj. Edhe në Kananaj ka pasur shumë familje, si : Seit Ibrahim Kananaj, Ramadan Ibrahim Kananaj etj.

Nga gjiri i banorëve në Malkaj  kanë dalë burra të dëgjuar, punëtorë e të besës, të cilët pas viteve  ‘70 investimin më të madh e bënë për arsimimin e fëmijëve. Falë ngritjes së shkollës së mesme Izvor në vitin 1970, familjet e kësaj lagjeje duhet të krenohen me fëmijët e tyre. Edhe pse në kushte të vështira terreni e largësie nga qendra,  disa nga nxënësit që përfunduan shkollën e mesme do të vazhdonin studimet e larta dhe sot i gjen deri në katedrat e universiteteve shqiptare. Prof. dr. Partizan Malkaj dhe inxhinier Lorenc Malkaj janë dy nga pedagogët më të mirë në Universitetin e Tiranës. Nga kjo lagje dolën drejtues të organeve të pushtetit e të ekonomisë. Ramadan Kananaj do të drejtonte kooperativën e fshatit Luftinjë 2, ndërsa Bedri Malkaj këshillin e fshatit.  Inxhinieri i ndërtimit Gëzim Malkaj jo vetëm që u zgjodh 3 herë kryetar i komunës Luftinjë, por do të ishte edhe drejtor i mirëmbajtjes së rrugëve e ujësjellësit në rreth, ndërsa aktualisht përgjegjës zyre në bashkinë Tepelenë. Vlera kanë manifestuar në detyrat e ngarkuara edhe ushtarëkët Astrit e Bashkim Malka, specialistët Myfyt Malkaj, Novruz e Mira Kananaj dhe mësuesja Pëllumbeshë Malka. I paharruari Behar Malka, në vitet e ekonomisë së tregut, mbetet një nga djemtë më punëtorë e më të shkathët për tërë Pellgun Luftinjë. Nga lagjja Malkaj kanë dalë: arkeologia Brixhilda Kanani, informaticienia Anxhela Malka, infermierja Sonila Malka etj.

Lagjja Lamaj ka dhënë kontribute të vlerësuara para, gjatë e pas LANÇ. Banorët e saj janë larguar herët në vende të ndryshme, si në Lumas të Beratit dhe në Myzeqe. Nga familjet kryesore të kësaj lagjeje do të veçonim ato të Islam e Muço Hetem Lamaj, të Muhamet, Xhafer, Seit, Hekuran e Novruz Sadik Lamaj, Sadik e Halil Xhaferi, Belul e Gani Halili etj. Ishte Novruz Sadik Lamaj ai që drejtoi fshatin me urtësi e përgjegjshmëri, ndërsa Halil Lamaj si këshilltar në kohën e luftës do të jepte ndihmesën e tij të pakursyer.  Nga fisi Lamaj kanë dalën kuadro e specialistë të përgatitur, me integritet e të përkushtuar në detyrat e ngarkuara. Qemal Lame, edhe pse u lind në Elbasan, prindrit i ka pasur nga Luftinja. Ai ka qenë kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme. Xhafer Lamaj do të ishte një nga punonjësit e vlerësuar të ambasadës sonë në Gjermani, ndërsa Mustafa Lamaj, i arsimuar në ish BS, do të punonte në  forcat e Marinës ushtarake. Edhe Enver e Petrit Lamaj do të punonin në organet e drejtësisë dhe në forcat e rendit. Nga brezi më i ri i këtij vendbanimi veçojmë vëllezërit Hasim e Jetnor Lamaj. I pari do të shquhej si specialist e drejtues në organet financiare në Tepelenë e pas viteve 2000 në Tiranë, ndërsa Jetnori, doktori i shkencave veterinare, arriti të punonoi deri në Ministrinë e Bujqësisë dhe aktualisht në Bashkinë e Tiranës.

Mukaj ndodhet në krahun perëndimor të lumit Luftinjë. Ajo mbetet një nga lagjet më të mëdha e më me vlera në tërë krahinën e Buzit. Nga gjiri i saj kanë dalë burra  të dëgjuar në mbrojtje të fateve të kombit. Duhet të ketë qenë kjo arsyeja që, një shekull e ca më parë, në dokumentet shtetërore  me emrin Mukaj identifikohej gjithë fshati. Ky vendbanim ka hyrë në histori me emrin e Sadik Luftinjës. Familja e Sadik Zenel Goxhaj ka qënë mbështetsja kryesore e Kryengritjeve kundër pushtuesve osmanë. Në vitin 1847, Kapedan Sadik Luftinja ishte në krah të strategut Rrapo Hekali, në grupin e drejtuesve kryesorë të kryengritjes së Mallakastrës. Ai ishte gjithashtu një nga firmëtarët e Memorandumit të Sinjës drejtuar asokohe mbretit Oton të Greqisë, ku kërkohej mbështetja e këtij shteti për kryengritjen e madhe shqiptare.72 Fiset kryesore të lagjes Mukaj janë Goxhaj, Zikaj, Velaj, Zaçaj, Metaj etj. Disa nga familjet kryesore sipas fiseve: Në Goxhaj familja e Sadik Zenel Goxhaj, Taip, Mehmet, Xhevit, Hekuran dhe Ilmi Goxhaj. Familja e Ali Goxhaj me Kamber, Shahin, Flatun, Teme, Qani dhe Syrja Goxhaj, Belul, Isa, Flamut e Durim Goxhaj etj. Në fisin Zikaj janë : Çerçiz, Seit, Hajdër, Miftar, Gani, Asllan, Fatmir e Enver Zikaj. Në fisin Mushamataj kemi këto familje: Zenel, Hysni,Teme, Mane, Agim, Muhamet, Dilaver, Jemin, Muharrem, Ylli, Flamur e Gëzim  Mushamataj. Fisi Velaj: Hysni, Kadri, Shaqir, Riza, Sadik e Tahir Licua,  Xhafer e Meco Sadiku, Adem, Reiz, Velo, Isuf,Tahir, Ali, Barjam, Abaz, Musa, Myslym, ,Zenel, Ramadan, Selim, Reiz e Kadri Velaj, në Binaj : Banush, Veli, Feti, Hajri, Xhemali, Sefedin, Hysen, Zaim, Hasan, Petref,Teme, Bektash, Hyso, Hetem, Reshat dhe Hilmi Binaj etj.

Kanë drejtuar ekonominë dhe pushtetin e fshatit për shumë vite : Bektash, Feti e Mirjana Binaj dhe Shahin Goxhaj. Djali i Luftionjës, agronomi Flatun Goxhaj,  për disa vjet rresht do të ishte kryetar i koop. buj. Izvor, ndërsa në vitin 1985 ai arriti të drejtojë bujqësinë e rrethit Tepelenë. Mësuesi i urtë e i talentuar i kësaj zone, Hetem Binaj, krahas vlerave si mësimdhënës, ka treguar aftësi të larta drejtuese edhe si drejtues i shkollave Izvor e Rabie. Të njëjtat konsiderata ruhen edhe për Fatmir Zikën si kryetar i këshillit të komunës Luftinjë, për ushtarakët Hekuran Lamaj, Izet, Njazi e Veli Binaj, për punonjësin e policisë Xhevair Vela etj. Izet Binaj ka kryer detyra të rëndësishme në ushtri si: komandant brigade në Kukës dhe në Ministrinë e Mbrojtjes.

Pjesë e rëndësishme e Luftinjës së Sipërme është edhe lagjja Shahaj me familjet : Llane, Jonuz, Mitat, Halim, Syrja, Hysen, Ethem, Kaso, Resul e Petref Shahaj. Dera e Jonuz Llane Shahaj ka qenë nga më të dëgjuarat për ndihmën e madhe që dha gjatë LANÇ. Djemtë e tij në tërë veprimtarinë e tyre kanë shfaqur cilësi e vlera njerëzore. Namiku si kryeplak i fshatit punon me përkushtim për mbarvajtjen e punëve. Kur flasim për Luftinjën e Sipërme, janë me dhjetëra familje e njerëz të vlerësuar, ndër të cilët përmendim: poetin Syrja Goxhaj, veterinerin Zenel Velaj, familjet e nderuara të qytetit Tepelenë Bedri Goxhaj, Enver Zikaj,Veiz Lamaj  etj.

Luftinja e Sipërme do të shfaqte kontributet e vlera edhe gjatë LANC. Mbi 15 partizanë kanë luftuar në formacionet luftarake, ndër të cilët përmendim: Meto Shahaj, Hetem e Hekuran Lamaj, Bektash Binaj, Izet e Isuf Malkaj, Xhafer Velaj etj. Meto Llane Shahaj është shpallur Dëshmor i Atdheut.

Në historikun që ndodhet në Muzeun e Tepelenës,  hartuar nga Feti e Bektash Binaj, Syrja Shahaj dhe mësuesi Stavri Gjika, mes të tjerave lexojmë: Gjatë pushtimit osman banorët e Luftinjës kanë vuajtur shumë, ndërsa gjatë pushtimit austriak disa  familje arritën të largohen deri në Itali, Delvinë etj. Pati që shërbyen edhe në ushtrinë austriake si Asllan Zikaj. Në vitet ‘30 do të emigronin në SHBA: Qazim Myslym Zekaj, Riza Liço Velaj, Mehmet Hamzo Goxhaj, ndërsa Jonuz Zenel Luftinja do të emigronte deri në Francë. Këshilli Nacionalçlirimtar në Luftinjën e Sipërme krijohet më 22 nëntor 1942, me të deleguar Heroin e Popullit, Mustafa Matohiti. Në përbërje të këshillit ishin: Idriz Zeka kryetar, Belul Goxhaj sekretar, Hasan Tafil Malkaj, Hasan Muharrem Binaj, Halim Mane Shaha, Teme Halim Binaj. (Fondi arkivor i zyrës së veteranëve Tepelenë). Të njëjtin konfirmim bëjnë edhe  drejtuesit e pushtetit e të partisë së fshatit, Belul Goxhaj, Ramadan Kananaj dhe mësuesi Spiro Baho, të cilët më 7. 12. 1958 i drejtohen Institutit të Historisë Tiranë. Familje me shumë tokë ishin Muhamet Shahaj, Mehmet Goxhaj, Myrto e Myftar Manaj, Sabri Dautaj, Seit Zikaj, të cilët nuk kishin më shumë se 10 ha tokë e 510 krerë bagëti.  Në tërësi banorët e këtij fshati janë shoqëruar  nga vuajtjet dhe përpjekjet për mbijetësë. Në vitet 1933-1934 për mungesa të theksuara në shërbimin mjekësor ka patur shumë vdekje.

Kooperativa bujqësore krijohet në vitin 1957 me kryetar Bektash Binaj dhe më pas Ramadan Kananaj e Veli Meraj, ndërsa në fund të viteve ‘80 Myfyt Malkaj. Në fshatin Luftinjë e Sipërme shkolla fillore është hapur në vitin 1946 me 55 nxënës, në vendin e quajtur Mëni i Hanit. Kanë dhënë mësim në këtë shkollë Myfyt Dhrami, Vasil Kola, Spiro Baho, Stavri Gjika, Syrja Goxhaj etj. Shkolla e mesme Izvor, e hapur në vitin 1970, ka qenë një ndihmë e madhe edhe për fëmijët e Luftinjës së Sipërme. Me dhjetëra specialistë të mesëm e të lartë kanë dalë nga ky fshat, të cilët punojnë me dinjitet brenda e jashtë Atdheut. Pas viteve ’90, disa nga familjet që ishin të privuara nga e drejta e arsimit të lartë do të arrinin tregues të mirë arsimimi. Vetëm nga familja e Fatmitr Zikës kanë përfunduar 8 vetë arsimin e lartë, nga të cilët Bledari punon në Gjermani, Ina ekonomiste në Gjirokastër etj. Edhe vajzat e Enver Zikës kanë arritur rezultate të larta në studimet universitare. Hava Zika përfundoi studimet e larta për arkitekturë, ndërsa fëmijët e Gëzim e Barjam Mushamataj kanë studiuar EUT.     Popullsia dhe teritori:

 

Vitet 1920 1938 1945 1969 1979 1989 1995 2001 2018
Banorët   170   290   425   454   616   524   510   451      18
Familjet     35     49     68    78      94  120    118     92     83

 

Nga të dhënat statistikore të vitit 1995 del se ky fshat kishte 118 familje me 510 banorë. Tokë bujqësore:  484 ha tokë, nga të cilat:  191 ha arë, 32 ha drufrutorë dhe 260 ha tokë jo bujqësore dhe truall. Edhe pse shumë familje janë larguar dhe parcela të tëra janë lënë djerrë, të gëzon fakti se janë shtuar sipërfaqet më ullinj e frutikulturë.

Të dënuarit politikë në këtë fshat janë: Enver Gani Zika, Muhamet Zenel Mushamati, Seit Cerçiz Zikaj, Mehmet Goxhaj, Jashar Hasan Canaj, Ibrahim Hajdër Dauti etj. Familjet e të dënuarëve politik kanë vuajtjet shumë. Ata kanë  historitë e tyre, por ne do të ndalemi tek djali i lagjes Mukaj, Jonuz Zenel Luftinja. Jonuzi emigroi deri në Francë ku krahas punës vazhdoi edhe shkollën. Ai arrin të bëhet anëtar i partisë komuniste franceze dhe nën shoqërinë e figurave të spikatura të asaj kohe, si : Ymer Dëshnica, Sejfulla Malëshova, Kozma Nushi etj., do të brumosej edhe më mirë me ndjenjat e patriotizmit e atdhedashurisë. Pas 15 vjetëve kthehet në atdhe me qëllim që të jepte mbështetjen e tij për çlirim kombëtar. Refuzon apelin që i bëri PKSH dhe mbeti në radhët e grupit të zjarrit. Më 2. 10. 1948 arrestohet, ndërsa me vendimin e gjykatës ushtarake nr. 151/1, dt. 6. 10. 1949 dënohet me 12 vjet burg për llogari të grupit të zjarrit dhe kryengritjes së Zhapokikës”. Një tjetër nga të dënuarit politik ishte edhe Muhamet Zenel Mushamati. Ai ishte kryeplak dhe anëtar i Këshillit Nacionalçlirimtar. Pas çlirimit dënohet me 8 vjet burg me akuzën e strehimit e furnizimit me ushqime të diversantëve. Këshilli i komunës Luftinjë e ka vlerësuar me titullin “Nderi i Komunës”.

Në vlerat e fshatit Luftinjë e Sipërme një vend të merituar zënë edhe fiset e lagjeve Zekaj e Dautaj. Në Zekaj janë familjet e Hysen, Nexhip, Idriz, Haki, Qazim, Bedo, Hazbi, Dervish, Teme, Malko, Feti, Dervish, Nexhip, Hodo dhe Alem Zeka. Në Dautaj janë Daut, Hajdër, Brahim, Ramadan, Musa,Riza, Sabri, Veli, Ali e Barjam Dautaj.  Familja e të paharruarit Esat Zeka, e nëpunësit të Njësisë Administrative Luftinjë Muharrem Mushamataj dhe e shokut apo mikut të të gjithëve, Ali Dautaj, çimentojnë edhe më shumë vlerat e kësaj zone. Nuk besoj se e teprojmë, kur ndalemi për portretin e  Aliut, i cili vazhdon të ruajë natyrën e karakterin e një luftinjoti të denjë e të ndershëm edhe në ditët e sotme. Kush nuk e ka njohur Ali Sabri Dautin, kur punonte në sektorin e transportin në kooperativë apo pas viteve ‘90 në valën e ekonomisë së tregut? Punëtor e tregtar i palodhur, zemërgjerë e bujar në familje, shoqëri e kudo. Njeriut që i ka lezet fjala në komunikimin me të gjitha moshat e shtresat e shoqërisë së sotme.  I gjendur e i kudondodhur dje në Luftinjë e sot në Tiranë. Duke trashëguar cilësitë më të mira të prindërve të tij, të Sabriut e Fatikos, mbetet një nga burrat e veçantë që ruan e çon më tej traditat e vlerat e krahinës, të cilat, sikurse shprehet shpesh edhe vetë Aliu në takimet me njerëzit e zonës, duhet të përbëjnë pasaportën e buzjotëve të mirë e të respektuar në kryeqytet e kudo .

Historiku i Luftinjës së Sipërme është shumë herë më i gjerë e më përmasa më të mëdha. Ai një ditë mund të vijë edhe më i plotë kur bijtë e tij të ulen e ta shkruajnë atë. Sa sipër vlerësoj kontributin e z. Gëzim Malka, Enver Zika e Veiz Lamaj, por mirënjohja e veçantë shkon për Flamur Zenel Mushamatin, i cili edhe pse i verbër me shumë hollësi foli për të gjitha fiset e vendlindjes së tij.