OBJEKTIVA TË SHOQATËS “TAFIL BUZI” PËR VITIN 2023 E NË VAZHDIM

Të nderuar anëtarë të kryesisë,

Ashtu si deri më sot, Shoqata do të vazhdojë punën për përmbushjen e misionit të saj statutor, lidhur me bashkimin e të gjithë buziotëve kudo që ndodhen, brenda dhe jashtë vendit, pa dallime partiake, rreth një qëllimi të përbashkët, që është njohja, studimi, mbajtja gjallë dhe propagandimi i kulturës, arsimit, ekonomisë, traditave, zakoneve, folklorit, patriotizmit dhe luftës për liri, pavarësi e demokraci të buziotëve kohë pas kohe.

Më mirë se deri më sot Shoqata duhet të punojë me të rinjtë buziotë dhe dashamirësit e saj (që edhe pse nuk janë nga zona e Buzit, i lidh diçka me këtë krahinë me tradita) për t’i afruar e dhënë edhe ata kontributin e tyre.

Disa nga objektivat për përmbushjen e këtij misoni për periudhën në vazhdim, ashtu siç i kemi publikuar dhe në Gazetën tonë të muajit janar 2023 do të jenë:

 

  1. TË PËRGJITHËSHME

Mbrojtja, promovimi dhe propogandimi i traditave, dokeve dhe zakoneve të zonës në tërësi dhe të çdo fshati në veçanti.

Promovimi i iniciativave për forcimin e marrëdhënieve të shëndosha brenda anëtarësisë së Shoqatës dhe në raport me këdo tjetër jashtë saj.

Evidentimi dhe mbrojtja e pasurive, burimeve natyrore dhe atyre të krijuara kohë pas kohe në çdo fshat të krahinës së Buzit.

Përdorimi në dobi të banorëve buziotë i të gjitha resurseve natyrore dhe çdo lloj aseti tjetër që ndodhen në këtë zonë.

Me rrugë e mjete demokratike të sensibilizojë organizmat përkatëse qeveritare dhe jo qeveritare, për t’i kushtuar vëmendjen e duhur zhvillimit të mëtejshëm të zonës në përputhje me kushtet aktuale të saj.

Sensibilizmi i potencialit njerëzor e intelektual të bijëve, miqve dhe dashamirësve të kësaj krahine për promovimin e iniciativave për evidentimin e historikut të çdo fshati të krahinës së Buzit, etnografisë e folklorit të zonës, traditës e zhvillimit të mëtejshëm të tyre.

Sensibilizimi i opinionit publik për nevojat e ndihmës, kujdesit dhe mbështetjes institucionale ndaj krahinës së Buzit, me qëllim integrimin e saj

të merituar në nivelet e zhvillimit ekonomiko-social të të gjithë vendit tonë.

Bashkëpunimi me Shoqata të tjera homologe, që kanë lidhje me veprimtarinë e Shoqatës sonë dhe institucionalizimi i këtyre lidhjeve bashkëpunuese

 

  1. TË VEÇANTA
  2. Përfshirja e Shoqatës si faktor bashkëpunimi dhe presioni social ndaj institucioneve qeverisëse për fillimin sa më shpejt të punimeve rivitalizuese në aksin Ballban – Gëllavë të Rrugës Këlcyrë – Berat.
  3. Në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe Ministrinë e Turizmit të ndikojë në materializimin e një projekti për ndërtimin e Muzeut Historik “Tafil Buzi” në Buz qendër, si një destinacion turistik të zonës.

 

  1. Në bashkëpunim me pushtetin vendor të konfirmohet vendi dhe burimet financiare për shtatoren e Tafil Buzit në Tepelenë.

 

  1. Paralelisht me projektin e Muzeut, duke shfrytëzuar potencialet intelektuale apo akademike të zonës dhe më gjerë, të punohet edhe për hartimin e një monografie të thelluar për figurën e Tafil Buzit – Nder i Kombit.

 

  1. Identifikimi dhe bashkëpunimi insitucional me faktorët lokal dhe qëndror për aksesimin infrastruktror të destinacioneve turistike të zonës, si dhe evidentimi i objekteve të rëndësishme natyrore të zonës sonë.

 

  1. 06. Identifikimi dhe bashkëpunimi me shoqatat simotra të zonave të rrethit Tepelenë dhe më gjerë në të gjithë rajonin jugor të vendit, me të cilat ndajmë tradita, zakone dhe histori të përbashkëta.

 

  1. Evidentimi i figurave të tjera të shquara të zonës, apo vendeve dhe ngjarjeve që meritojnë nderim dhe vlerësim me tituj e medalje dhe propozimi institucional tek organet kompetente për veprim.

E njëjta procedura të ndiqet edhe me rastet e pasurive natyrore që mund të klasifikohen si “monumente natyrore”.

 

  1. Të nxis fillimin e hartimit të historikut të çdo fshati të zonës së Buzit, që nuk e ka hartuar ende një vepër apo dokument të tillë.

 

  1. Kalendarizmi apo listimi i ngjarjeve historike të zonës së Buzit, si dhe eventeve lokale e kombëtare dhe përcaktimi i mënyrës së organizimit për nderimin apo përkujtimin e tyre.

 

  1. Evidentimi i të gjithë buziotëve sipas degëve, kudo që ndodhen, me qëllim krijimin e një database të përgjithëshme. Mbi këtë bazë të modelohet libreza e anëtarësisë për të pajisur me një dokument të tillë anëtarët e Shoqatës.

 

  1. Evidentimi i të gjithë buziotëve sipas degëve, kudo që ndodhen, me qëllim krijimin e një database të përgjithëshme. Mbi këtë bazë të modelohet libreza e anëtarësisë për të pajisur me një dokument të tillë anëtarët e Shoqatës.

 

  1. 12. Njësimi i kuotës së antarësimit dhe pajtimi vjetor në Gazetë në masën e 1000 (një mijë) lekë gjithësej.

 

  1. Ndjekja e anëtarësimeve nga radhët e atyre personave që ndonëse nuk janë me origjinë nga zona e Buzit, kanë lidhje gjaku ose lidhje të tjera

shpirtërore me krahinën tonë, sipas një dokumenti të specifikuar: “Anëtar nderi i Shoqatës”.

 

  1. Modelimi dhe arsyetimi ligjor i Çertifikatës “Mik Nderi i Shoqatës”

 

  1. Evidentimi i biznesmenëve, personaliteteve, intelektualëve dhe prurjeve të tjera me origjinë nga zona e Buzit, që kanë lidhje gjaku me këtë zonë, etj; organizimi i takimeve dhe tërheqja institucionale e kontributit të tyre për gjallërimin e mëtejshëm të jetës së brendshme të Shoqatës.

 

KRYESIA E SHOQATËS “TAFIL BUZI”

 

PËR PËRMBUSHJEN E OBJEKTIVAVE TË SHOQATËS “TAFIL BUZI”, KRYESIA NË MBLEDHJEN E SAJ TË DATËS 04.03.2023 VENDOSI KËTË NDARJE DETYRASH, DUKE PËRCAKTUAR DHE PËRSONAT PËRGJEGJËS PËR NDJEKJEN E REALIZMIT TË ÇDO NJËRËS PREJ TYRE:

 

Lidhur me pikën

 

01.Përfshirja e Shoqatës si faktor bashkëpunimi dhe presioni social ndaj institucioneve qeverisëse për fillimin sa më shpejt të punimeve rivitalizuese në aksin Ballban – Gëllavë të Rrugës Këlcyrë – Berat.

 

Persona përgjegjës:

  • Medin DURO
  • Feti ZENELI

 

Institucionet bashkëpunuese:

  • Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
  • Deputeti i Zonës
  • Bashkia Memaliaj
  • Media

 

02.Në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe Ministrinë e Turizmit të ndikojë në materializimin e një projekti për ndërtimin e Muzeut Historik “Tafil Buzi” në Buz qendër, si një destinacion turistik të zonës.

 

Persona përgjegjës:

  • Medin DURO
  • Valter MEMISHA
  • Lavdi HASANI
  • Feti ZENELI
  • Xhezo CANA

 

Institucionet bashkëpunuese:

  • Ministria e Kulturës
  • Muzeu Historik Kombëtar
  • Akademia e Shkencave
  • Universtiteti “Eqerem Cabej” Gjirokastër
  • Bashkia Memaliaj
  • Muzeu Tepelenë
  • Biblioteka Kombëtare

 

03.Në bashkëpunim me pushtetin vendor të konfirmohet vendi dhe burimet financiare për shtatoren e Tafil Buzit në Tepelenë.

 

Persona përgjegjës:

  • Medin DURO
  • Bedri SERJANI

 

Institucionet bashkëpunuese:

  • Bashkia Memaliaj
  • Bashkia Tepelenë

 

04.Paralelisht me projektin e Muzeut, duke shfrytëzuar potencialet intelektuale apo akademike të zonës dhe më gjerë, të punohet edhe për hartimin e një monografie të thelluar për figurën e Tafil Buzit – Nder i Kombit.

 

Persona përgjegjës:

  • Xhezo CANA
  • Feti ZENELI
  • Valter MEMISHA

 

Institucionet bashkëpunuese:

  • Biblioteka Kombetare
  • Arshiva
  • Katedra dhe institucione te tjera shkencore

 

05.Identifikimi dhe bashkëpunimi insitucional me faktorët lokal dhe qëndror për aksesimin infrastruktror të destinacioneve turistike të zonës, si dhe evidentimi i objekteve të rëndësishme natyrore të zonës sonë.

 

Persona përgjegjës:

  • Bukurosh AJDINI
  • Hetem BARJAMI
  • Bashkim BRAHIMI

 

Institucionet bashkëpunuese:

  • Bashkia Memaliaj
  • Të zgjedhurit vendor e qëndror

 

06.Identifikimi dhe bashkëpunimi me shoqatat simotra të zonave të rrethit Tepelenë dhe më gjerë në të gjithë rajonin jugor të vendit, me të cilat ndajmë tradita, zakone dhe histori të përbashkëta.

 

Persona përgjegjës:

  • Medin DURO
  • Feti ZENELI
  • Bedri SERJANI
  • Bukurosh AJDINI

 

07.Evidentimi i figurave të tjera të shquara të zonës, apo vendeve dhe ngjarjeve që meritojnë nderim dhe vlerësim me tituj e medalje dhe propozimi institucional tek organet kompetente për veprim.

E njëjta procedura të ndiqet edhe me rastet e pasurive natyrore që mund të klasifikohen si “monumente natyrore”.

 

Persona përgjegjës:

  • Bedri SERJANI
  • Roshi AJDINI
  • Lavdi HASANI
  • Valter MEMISHA

 

Institucionet bashkëpunuese:

  • Arshiva
  • Katedrat shkencore

 

08.Të nxis fillimin e hartimit të historikut të çdo fshati të zonës së Buzit, që nuk e ka hartuar ende një vepër apo dokument të tillë.

 

Persona përgjegjës:

  • Asim BRAHIMI
  • Bukurosh AJDINI
  • Bedri SERJANI.
  • Eqerem LALA
  • Pëllumb ALIAJ

 

Institucionet bashkëpunuese:

  • Arshiva
  • Katedrat shkencore

 

09.Kalendarizmi apo listimi i ngjarjeve historike të zonës së Buzit, si dhe eventeve lokale e kombëtare dhe përcaktimi i mënyrës së organizimit për nderimin apo përkujtimin e tyre.

 

Persona përgjegjës:

  • Bukurosh AJDINI
  • Bedri SERJANI
  • Lavdi HASANI
  • Myrto SHEHU

 

Institucionet bashkëpunuese:

  • Arshiva
  • Katedrat shkencore

 

10.Evidentimi i të gjithë buziotëve sipas degëve, kudo që ndodhen, me qëllim krijimin e një database të përgjithëshme. Mbi këtë bazë të modelohet libreza e anëtarësisë për të pajisur me një dokument të tillë anëtarët e Shoqatës.

 

Persona përgjegjës:

  • Bukurosh AJDINI
  • Eqerem LALA
  • Asim BRAHIMI
  • Myrto SHEHU
  • Kryetarët e DEGËVE

 

11.Identifikimi dhe krijimi i degëve të reja të Shoqatës brenda dhe jashtë territorit shqiptar kudo ku nuk ekzistojnë struktura të tilla.

 

Persona përgjegjës:

  • Medin DURO
  • Asim BRAHIMI
  • Bukurosh AJDINI

 

12.Njësimi i kuotës së antarësimit dhe pajtimi vjetor në Gazetë në masën e 1000 (një mijë) lekë gjithësej.

 

Persona përgjegjës:

  • Asim BRAHIMI
  • Bukurosh AJDINI

 

13.Ndjekja e anëtarësimeve nga radhët e atyre personave, që ndonëse nuk janë me origjinë nga zona e Buzit, kanë lidhje gjaku ose lidhje të tjera

shpirtërore me krahinën tonë, sipas një dokumenti të specifikuar: “Anëtar nderi i Shoqatës”.

 

Persona përgjegjës:

  • Kryetarët e DEGËVE
  • Eqerem LALA

 

14.Modelimi dhe arsyetimi ligjor i Çertifikatës “Mik Nderi i Shoqatës”

 

Persona përgjegjës:

  • Medin DURO
  • Feti ZENELI

 

15.Evidentimi i biznesmenëve, personaliteteve, intelektualëve dhe prurjeve të tjera me origjinë nga zona e Buzit, që kanë lidhje gjaku me këtë zonë, etj; organizimi i takimeve dhe tërheqja institucionale e kontributit të tyre për gjallërimin e mëtejshëm të jetës së brendshme të Shoqatës.

 

  1. Për zonat BUZ, KOMAR DHE GËLLAVË:
  • Asim BRAHIMI
  • Bashkim BRAHIMI

 

  1. Për zonat SELCKË, SHALËS DHE GOLEMAJ
  • Feti ZENELI

 

  1. Për zonat ARRËZ, MARICAJ,VAGALT, TOSK MARTALLOZ…
  • Medin DURO

 

  1. Për zonën ZHAPOKIKË ME GJITHË FSHATRAT E SAJ
  • Bukurosh AJDINI

 

  1. Për zonat IZVOR, LUFTINJË, RABIE

 

  • Hava MUÇOLLARI
  • Asim LAMAJ

 

 

KRYESIA E SHOQATËS “TAFIL BUZI”

 

 

Postimet të fundit