
Fjala e kryetarit të Shoqatës Atëdhetare Kulturore “Tafil Buzi” në përurimin e shtatores së Tafil Buzit në Tepelenë
Të nderuar banorë të 28 fshatrave të krahinës së Buzit, qytetetarë të Bashkive Memaliaj e Tepelenë, përshëndetje gjithë komunitetin buzjot brenda e jashtë Atdheut, miq e dashamirës të historisë sonë kombëtare!
E nderuara zonja e shtëpisë, kryetare e Bashkisë Tepelenë, znj.Julinda Karteri, perfaqesuesen e qeverise, ministre e Arsimit dhe deputete e qarkut, zonja Mirela Kumbaro, kryetari i Bashkisë Memaliaj, z.Albert Malaj, i nderuari z. Gramoz Ruçi, ish kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, të nderuar deputet, prefekti i Qarkut Gjirokastrës, z. Odise Kote, kryetari i Qarkut, z.Dino Selimi, të nderuar klerikë, profesorë e akademikë! Të nderuar kryetarë të bashkive Gjirokastër, Sarandë, Këlcyrë,Përmet, Mallakastër, Himarë, Berat etj.
Të nderuar përfaqësues të Shoqatës Labëria, Mallakastër, Treva e Krahësit dhe gjithë degët e tjera të shoqatave që na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre.
Jemi mbledhur sot në Tepelenën historike,në Sheshin”Lard Bajron”, për tu përulur me shpirt e zemër dhe me ndjenjën e lartë të krenarisë, përpara një figure të madhe historike, përpara simbolit të qëndresës shqiptare, përpara kryetrimit, Nderit të Kombit, birit të Tepelenës, Tafil Buzit.
Vendosja e shtatores në zemër të Tepelenës, nuk është thjesht një gjest nderimi e përkujtimi, por përmbushja e një amaneti e një borxhi ndaj prijësit të vegjëlisë që la gjurmë të pashlyeran në shekullin XIX, në një kohë kur populli shqiptar luftone e kërkonte dinjitet, drejtësi, mëvetësisi e vetvendosje.
Përurimi i shtatores kulmon me realizimin nga ana e Shoqatët të shumë veprimtarimtarive, në nderim të kapedanit.
Tafil Buzi ka bustin e tij në vendlindje, vendosur në vitin 2008, falë kontributit të familjes së Tomorr Kalemit.
Në vitin 2003 është nderuar me Titullin më të lartë “Nderi i Kombit”, akorduar nga ish presidenti i Repuplikës, i ndjeri Bujar Nishani. Eshtë shkruar monografia nga i ndjeri Limo Paza, Balada për Tafil Buzin nga poeti Feti Zeneli, si dhe shumë nderime e vlerësime të tjera.
I solla në kujtesë këto aktivitete kushtuar Tafil Buzit, për të treguar se zëri i historisë me aromë lirie që vinte nga vringëllima e shpatës dhe e jataganit, të ketë kumbimin e vlerësimin e madh edhe në këtë ditë krenarie mbarë tepelenase e më gjerë.
Nuk po ndalem në bëmat e veprimet luftarake të kapedanit, pasi ato i kanë thënë historianët me shumë vërtetësi, por nuk mund të rri pa e theksuar se Tafil Buzi ishte e mbetet figura më përbashkuese e Tepelenës, labërisë e toskërisë. Kryekapedani u mbështet fort nga kapedanët e besës si Zenel Gjoleka,Hodo Nivica, Celo Picari,Rrapo Hekali e dhjetra luftëtarë e patriotë nga Vlora, Mallakastra, Berati etj. Ai solli mesazhin e madh që vinte nga thellësitë e shekujve se : vetëm bashkimi, garanton pavarësinë e lirinë.
Në këtë ditë simbol për komunitetin buzjot, dua të falenderoj me zemër e mirënjohje të thellë gjithë kontribuesit që bënë realitet realizimin e kësaj vepre të trashëgimisë historike.
Faleminderit Bashkisë Tepeleë, ish kryetarit z.Tërmet Peçi, kryetares në detyrë z,Julinda Karteri, Këshillit bashkiak e kryetarin z. Arben Gumeni, Ministrinë e Turizmit, Kulturës e Sportit dhe dhjetra institucione, miq e dashamirës brenda e jashtë Atdheut.
Personalisht ndihem shumë i motivuar për kontributin e gjithë strukturave të Shoqatë Tafil Buzi, të bashkëpunëtorëve të mi në Tiranë e në rrethe, të cilët me angazhimin e tyre bënë që shtatorja e sotme të marri jetë. Kam shumë vlerësime, por një falenderim i veçantë shkon për Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës, z. Bukurosh Ajdini, si një nga bashkëudhëtarët e mi më të devotshëm në këtë përpjekje.
Një falenderim i përzemët shkon edhe pës skulptorin e talentuar, z. Vladimir Llakaj, i cili na ka sjellë me veprën e tij tiparet reale të një kryetrimi tepelenas.
Tafil Buzit nuk i shkonte kurrë mendja për përmendore. Shtatoren gdhendur në bronz, kishte kohë që e kërkonin njerëzit dhe kujtesa historike e tyre”Ra një vesë e vesoi dhenë, ra Tafili në Tepelenë”. Dhe prej 4 tetorit 2025 e në vazhdim, jo vetëm tepelenasit, por çdo shqiptar do ta vlerësojnë këtë vepër madhështore arti, jo vetëm si një akt nderimi e reflektimi për figurat historike, por edhe si një gjest frymëzimi për brezat që vijnë.
Në përfundim, nderimi i figurës së Tafil Buzit në të ardhmen do të përcjellë edhe më shumë mesazhe për kohën kur kombi ka nevojë për mbështetjen tek rrënjët e veta, te identiteti e vlerat tona të çmuara për bashkim, paqe e harmoni njerëzore. Tani mund të themi me plot krenari e me gjithë fuqinë e shpirtit”Dil,moj Tepelenë e bardhë, të shoç Tafilë me pallë”!
Nderim për jetë figurës së Tafil Buzit! Rroftë Tepelena! Rroftë Shqipëria!
Dhe tani kam nderin e kënaqësinë të ftoj përfaqësuesen e Qeverisë, Ministren e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro!
Faleminderit!





