NJOFTIM: NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “TAFIL BUZI”

Të dashur buziotë dhe dashamirës të Shoqatës “Tafil BUZI” kudo që ndodheni!

Me kënaqësi ju njoftojmë se tashmë shoqata atdhetare & kulturore “Tafil BUZI” me qendër në Tiranë, do të ketë numrin e vet të llogarisë pranë Bankës Kombëtare Tregtare.
Kushdo prej buriotëve, që ka mundësi dhe dëshirë për të kontribuar financiarisht për vendlindjen e tij ose të prindërve të vet, mund t’i dërgojë ato në adresën e mëposhtme:

Banka Kombëtare Tregtarea
Nr. i Llogarisë: 402010591CLTJCLALLTZ
Monedha: ALL (Lekë)

Nr. i Llogarisë: 402010591CLTJCFEURPJ
Monedha: ALL (Lekë)

Ju sigurojmë se çdo lekë a euro e derdhur në këta numra llogarie, do të administrohet me korrektësinë më të madhe dhe do të publikohet herë pas here në faqet e gazetës së Shoqatës “Tafil BUZI” apo dhe në çdo mënyrë tjetër komunikimi.
Të ardhurat që do të sigurohen, do të përdoren nga Kryesia e Shoqatës për botimin e gazetës së saj, për zhvillimin e veprimtarive të ndryshme historike dhe kulturore të krahinës sonë, duke bërë në çdo kohë transparencën e përdorimit të tyre.
U bëjmë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi financiare, në mënyrë të veçantë biznesmenëve buziotë dhe miqëve të tyre dashamirës të Krahinës, të kontribuojnë në këtë drejtim. Çdo qindarkë e dhënë nga secili do të ishte një ndihmë e madhe për mirëfunksionimin e Shoqatës dhe kryerjen me nder të misionit që i ka ngarkuar vetes që me themelimin e saj.
Presim ndihmën dhe kontributin e kujtdo që ka lidhje fizike dhe shpirtërore me Krahinën e Buzit
Për çdo dërgesë në numrat e mësipërm të llogarisë (lekë apo euro), ju lutemi njoftoni edhe elektronikisht në adresën e faqes sonë në internet:
si dhe në numrin e celularit të zotit Medin DURO me numur: +355 68 203 5152

Kryesia e shoqatës atdhetare & kulturore “Tafil BUZI”.

Postimet të fundit