Daut VELA

Daut VELA

Ka lindur më 24.08.1955 në Rabie, Tepelenë.

Arsimin fillor e kam kryer në vendlindje, kurse arsimin tetëvjeçar në konviktin “Abas Shehu, Tepelenë.

Arsimin e mesëm e ka përfunduar në Teknikumin e Naftës, Patos, dega shpim i puseve të naftës në vitin 1975. Ka përfunduar arsimin e mesëm, Fier, dega kimi-teknologji, part time 1986-1990. Ka vazhduar studimet në Fakultetin Gjeologji-Miniera, dega kimia ambjentale nafte, part time në vitet 1996-1999, por nuk i kam mbrojtur.

Ka punuar në Ndërmarrjen e Ndërtimit të HEC-it Fierzë, Tropojë; Ndërrmarrja e Shpim-Shfrytëzimit për Naftë e Gaz, Patos; Instituti Teknologjik i Naftës dhe Gazit, Patos; Qendra Kombëtare Shkencore Hidrokarbure, Fier; Kompania “Albpetrol” sh.a Patos.

Pjesëmarrës në grupet studimore (40 tema) dhe projektuese (27) në shpimin e puseve për naftë e gaz, lëngjet larëse të shpimit, çimentimin e kollonave të puseve, naftës bruto dhe nënprodukteve të saj. Kam botuar 8 artikuj shkencorë në revistën “Nafta dhe gazi” dhe më vonë “Nafta Shqiptare” si bashkëautor dhe si drejtus.

 

Është autor i librave të botuar:

“Intelektualë të Spikatur” 100 vite industri hidrokarbure (3 libra), vitet 2017,2018,2019;

100 mendje brilante botërore dhe mendimi i tyre filozofik, viti 2018;

Luftë me vetveten, poezi, viti 2018;

Diktatura komuniste dhe trysnia mbi intelektualët e naftës, viti 2019;

Intelektualë shqiptarë dhe mendimi i tyre filozofik, viti 2019;

Mendoni për kombin arbëror, poezi, viti 2019;

Mendimi filozofik botëror, viti 2020;

Rabia jonë, dashuri dhe dhimbje, viti 2021;

Vendlindjes i ulem në gjunjë, poezi, viti 2021;

Ah, sytë e kaltër, poezi, viti 2022; Prangat dhe monumenti, dramë, viti 2022;

Heroizmi dhe heronjtë e naftës, viti 2022;

Kontribute shkencore në naftë, viti 2022;

Rruga e suksesit shqiptar edhe përtej kufijve, viti 2023.

Ka të përfunduar në formatin elektronik edhe 7 libra të tjerë,

por për pamundësi ekonomike nuk janë botuar.

 

MOS RRESHTNI SË DASHURUARI “NËNËN E MADHE”, VENDLINDJEN

 

(Mesazhi që marrim nga leximi i vëllimit frymëzues “Rabia jonë – dashuri dhe dhimbje” të Daut Vela)

Postimet të fundit