
Krahina e Buzit ndjehet e privilegjuar dhe e nderuar, që ka bir të saj Sadik BEJKON, jo vetëm një ndër krijuesit e studjuesit më të mirë shqiptar apo në trevat shqipfolëse, por është një lis që bën hije edhe përtej kufijve të vendit dhe kombit tonë.
Sadik BEJKO ka lindur më 20 shkurt 1944 në fshatin Komar, Krahina Buz, Tepelenë. Ka lindur në Tepelenë, më 1944. U diplomua për Gjuhë dhe Letërsi
shqipe në vitin 1980. Dr. i Shkencave në vitin 1998. Fitues i
çmimeve: “Pena e argjendtë” nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë
ne vitin 1998, “Qiri i Naimit”, Tetovë, 2008, “Spektër” nga Lidhja
e shkrimtarëve të Maqedonisë, 2010. Poezia e tij është përfshírë
në disa antologji.
Nga viti 1997 ka punuar pedagog në Universitetin e Tiranës, si
ligjërues i lëndës, Histori e qytetërimeve, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. Ka ligjëruar në Universitetin e Gjirokastrës, Tiranës, Prishtinë,
Shkup, Kalabri dhe në universitete private. Ka qenë titullar i lëndëve: “Letërsia e Mesjetës dhe romantizmi Europian”; “Realizmi kritik në Europë”; “Estetikë”; “Letërsia e Rilindjes shqiptare”; “Letërsia Moderne shqiptare”; “Letërsia e Diasporés shqiptare”; “Histori arti”.
DISA NGA BOTIMET:
SHKENCORE:
- “Përtej një apokalipsi” -1998
- “Qytetërimet e mëdha” -2006
- “Vilsoni dhe Genci” -2006
- “Disidentët e rremë” -2007
POEZI:
- “Rrënjët” -1972
- “Ku e ka folenë bilbili” -1981
- “Si vdes gruri” -1994
- “Letër Hamurabit” -1997
- “Somnambul” -2002
- “Lulekumbullat” -2002,
përkthim poezish nga Konfuci
- “Psalm për atin” -2003
- “Perëndim me pak natë” -2004,
poezi të zgjedhura
- “Fytyrë e panjohur” -2005
- “Poezi” -Shkup 2010
dygjuhësh e dyautorësh
- “Këngët e Solomonit” -2017
ROMAN:
- “Sytë e gështënjave të egra” -2011
KRITIKË – ESEISTIKË:
Parathënie studime për shumë autorë, si:
Niko Kacalidha, Ismail Kadare, Bashkim Shehu, Ali
Podrimja, Lefter Cipa, etj.
Në vijim dy poezi nga Libri poetik “Rrënjët”,
botim i vitit 1972:
BRIGJET DHE BREZNITË
Giyshit tim
Për mua fëmijën
pleqtë ishin të përjetshëm si brigjet,
(s’dija ç’ishte vdekja:
djemtë do të mbeteshin djem dhe burra-burrat).
Që atëhere mua më pëlqyen brigjet dhe pleqtë
kur dorën ua shkoja sipër mbi rrudhat;
nga të parët dëgjova historitë e fisit,
që njësoj të lashta më dukeshin
me rapsoditë që thoshin ujërat;
dhe qëndroja shumë pranë tyre,
pranë ujërave e pleqve unë fëmija,
siç kanë gëndruar e do të qëndrojnë pranë
fëmijët, ujërat dhe përjetësia.
dhe s’e dija që pleqtë në rrëfime
shtonin kohën e tyre,
ndërsa nga brigjet rridhnin
shushurimat e njëjta të thinjura e të lashta,
s’e dija që më vonë unë fëmija
rrëfimet e plakut do t’i bëja më të begata.
BABAI
Këtë Dhe me dhe e shkeli burri;
vetëm brazdave diti tä ecë gjatë.
Kur të na ikësh, baba,
do te mbulojnä furshullimat e grurit,
do vesh nën kokë giethe e bar të thatë.
Ati im, që më çele kaq ugare
dhe ara të tëra korre nëpër vapë,
sa herë nga rrebeshet m’u thave
si bar mbi plisa, sa herë çele prapë!
Plak i rreshkur, i lidhur kaq me baltën,
babai im, i dhemshuri, i miri,
shqetësim për lule, që kopshteve s’u hapën,





