Shoqata Atdhetare Kulturore “Tafil Buzi” nuk di të ndalet!

Me zemër plot dashuri e përkushtim për njerëzit në nevojë, më 16 nëntor 2025, në Memaliaj, ishte një ditë e veçantë plot gëzim, muzikë, dashuri dhe solidaritet njerëzor.
Në bashkëpunim me Shoqatën “AlbAccess Open” dhe Qendrën “Rreze Drite Sinani”, organizouam një koncert artistik dhe një drekë të përbashkët për të sjellë buzëqeshje e ngrohtësi në zemrat e atyre që shpesh harrohen.
Ky aktivitet i dedikohet Ditës Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë, një ditë që na kujton se mirësia është forca më e madhe që mund të ndryshojë botën.
Sepse kur bashkohemi për një qëllim të mirë, çdo zemër bëhet më e pasur, çdo shpirt më i qetë dhe çdo ditë më e bukur.
Në këtë ditë ishin me ne:
🌼 Të moshuarit që jetojnë vetëm, për t’u dhënë dashurinë që u mungon.
🌼 Fëmijët jetimë dhe ata pa kujdes prindëror, për t’u dhënë shpresë e përqafim.
🌼 Personat që përballen me varfëri apo kushte të vështira, për t’u treguar se nuk janë vetëm.
🌼 Persona me aftësi të kufizuara apo me probleme shëndetësore, që meritojnë vëmendje, respekt e dashuri.
🙏 Falë bashkëpunimit të ngrohtë me Bashkinë Memaliaj, ky aktivitet merr jetë dhe bëhet një shembull i bukur i bashkimit dhe humanizmit shqiptar.
Sepse vetëm së bashku mund të sjellim dritë në jetën e tjetrit! 🌞
Le ta mbushim këtë ditë me dashuri, këngë e buzëqeshje.
Le të jemi ne arsyeja që dikush ndjen shpresë përsëri.
Ylli Baka këngtari i mirënjohur ndezi atmosferën dhe e gjallëojë këtë festë me zërin , dashamirësinë dhe shpirtin human që ka.
Postimet të fundit