Prof. dr. Lavdi HASANI

Prof. dr. Lavdi HASANI

 

Lindur në Arrëz e Vogël, Tepelën, në 23.05.1958

Në vitet 1965-1969, kryen arsimin fillor pranë shkollës së ciklit të ulët të fshatit Arrëz e Vogël, ndërsa më periudhën 1969-1973 përfundon arsimin 8-vjeçar në shkollën e fshatit Buz-Golemaj. Në vitin 1973 fillon shkollën e mesme pedagogjike “Pandeli Sotiri”, Gjirokastër, të cilën e përfundon në vitin 1977.

Pas vitit të stazhit, 8 muaj në Shkollën 8-vjecare Buz Golemaj dhe 4 muaj ne ptodhim ne kooperativën bujqësore Buz, në vitin 1978  fillon studimet e larta universitare, pranë Departamentit të  Biologji-Kimisë të Fakultetit të Shkencave t Natyrës, Tiranë, të cilat i përfundon në vitin 1982.

Për një vit nga 1982-1983, kryen stazhin si mësues i Biologjisë dhe Kimisë pranë Gjimnazit “Abaz Shehu”, Tepelenë. Në të njëtën kohë bën studimin për mbrojtje Diplome temë “Kontribut në studimin e herpetofaunës në Rrethin e Tepelenës”. Në vitin 1983 emërohem pedagog pranë Ish-Institutit të Lartë Pedagogjik të Gjirokastrës, sot Universiteti “Eqerem Çabej”.

Në vitet 1987-1994 kryen studimet pasuniversitare, plotësoë nëpërmjet provimesh shtesë kulturën biologjike 5-vjeçare (të sapohapur) dhe mbron doktoraturën, duke fituar gradën shkencore  “Doctor në shkencat biologjike”, me studimin: “Kontribut në studimin e N/Klasës Coccoinea të Klasës Insecta në rajonin e Shqipërisë Jugore (Sarandë, Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet ) me të dhëna bioekologjike për llojet dëmprurës”. Ky është studimi i parë dhe më i plotë në këtë fushë për vendin tonë.

Në vitin 999 fiton titullin akademik “Profesor i asociuar”, dhënë  nga Komisioni për Kualifikimin Shkencor me vendim  nr. 9 dt. 16.4.1999.

Në vitin 2004 fiton titullin akademik “Profesor”, dhënë  nga Komisioni për Kualifikimin Shkencor me  vendim  nr. 99 dt. 13.07.2004.

Gjatë këtyre viteve si lektor pranë këtij universiteti ka kryer disa herë edhe një sërë funksionesh me përgjegjësi drejtuese si:

1987-1992 Përgjegjës i Katedrës së Biologjisë.

1992-1995 Emërohet për herë të parë Rektor i Universitetit “Eqrem Çabej”.

1996-1998 Përgjegjës i Seksionit Shkencor të Biologjisë.

1998-2000 Zv/Rektor i Universitetit “Eqrem Çabej “.

2000-2004 Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Gjirokastrës.

2004-2008 Përgjegjës i Departamentit të Biologjisë dhe Infermierisë

2008-2012 Përgjegjës i Seksionit Shkencor të Biologjisë.

2012-2016 Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Gjirokastrës.

2016-2020 Përgjegjës i Seksionit Shkencor të Biologjisë

2019-2023 Duke vazhduar punën si lektor pranë Universitetit “Eqerem Çabej”, njëkohësisht zgjidhet dhe kryen edhe detyrën e Kryetarit të Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Gjirokastrës.

Ka një veprimtari të gjerë shkencore, gjatë udhëheqjes së disa studimeve; për doktoraturë, master shkencor; mbi 60 artikuj shkencorë të botuar brenda dhe jashtë vendit (me ISSN, ISBN ose dhe kaktor ndikues); rreth 25 kumtesa në fushën e biologjisë, mjedisit, didaktikës, evolucionit të jetesës qeniet, flora dhe fauna, problemet e modernizimit të universitetit dhe parauniversitar mësimdhënien e metodologjive në kërkimin shkencor, në mësimdhënie, në modernizimin e kurrikula, zbatimi i Bolonjës, etj. Ka mbajtur mbi 7 referate  nga fusha e evolucionit biologjik, fusha e biologjisë, problem lidhja me prindërit dhe shkollën e komunitetit, etj.

Në fushën e botimeve, krahas disa artikuj shkencor ne periodikun shkencor “Horizonti” për disa vjet radhasi, ka botuar edhe  shumë artikuj publiçistik mbi problematikat dhe perspektivën e  zhvillimit të arsimit Universitar në përgjithësi dhe të Universitetit  të Gjirokastrës në veçanti mbi reformat në arsim, etj.”

 

MONOGRAFI SHKENCORE:

 

–Amfibofauna e takuar në rrethin e Tepelenës, Viti 2006

-Kontribut në studimin e N/Rendit Coccoinea të Rendit Homoptera të klasës Hexapoda në Shqipërinë Jugore me të dhëna bio-ekologjike për llojet, Viti 1994

-Koksidet, Viiti1997

 

TEKSTE MËSIMORE

 

-Tekest-maket  “Entomologji e pergjithshme” – UGJ, 2018

-Tekst-maket “Zoologjia e invertebroreve” – UGJ, 2017

-Cikël leksionesh për Masterin “Seminar në kërkimin shkencor”, Gjirokaster 2013

-Tekst-maket “Njohuri plotesuese mbi natyren” – Gjirokaster 2011

-Tekst-maket    “ Bioteknologji “  – Gjirokaster  2010

-Tekst-maket    “ Etologji ”  – Gjirokaster  2010

-Tekst – Maket mësimor për degën “Mësuesi CU”  Biologji e Didaktikë Biologjie” -Në përdorim i pa botuar Gjirokastër 2007.

-I përpunuar si tekst maket “Biologji e Metodologji Biologjie” 2010

-Tekst mësimor  “Problema të zgjidhura të gjenetikës” -SH B L U Tiranë 2006

-Tekst mësimor  “Biologia” për shkollën e lartë të infermierisë. -SH B L U Tiranë    2004

-Tekst mësimor “Udhëzues i praktikave laboratorike të zoologjisë invertebrore” – SH B L U Tiranë 2003

-Teks- maket  “Etiologji & Bioteknologji”  -Gjirokastër

-Tekst  mësimor me bashkëautorë “Udhëzues për praktikën verore. Klasa e kandrrave (Insecta )” -Tiranë 1989

-Tekst mësimor  “Ushtrime të zgjidhura të gjenetikes”  Gjirokastër

-Tekst mësimor me bashkautorë “Higjena shkollore”-  SH B L U Tirane  2001

-Tekst mësimor me bashkautorë për degën e mësuesisë për klasat I-IV të shkollës 8-vjeçare “Metodika e mësimdhënies së lëndës Dituri Natyre”, mbështetur nga programet e Fondacionit SOROS -Tiranë 2001

– Tekst mësimor “Determinues insektesh (N/Rendi  Coccoinea, Çeles-atlas)” -SH B L U  Tiranë 1999

-Tekst mësimor  “ Praktikum  i zoologjise invertebrore” për mësuesit dhe

studentët e biologjisë  -SH B L U Tirane1997

-Praktikum-maket  “Çelës per determinimin e llojeve të përfaqësueseve të klasës Insecta si dhe për determinimin deri në gjini të përfaqësueseve të tipit Mollusca”, i vlefshëm për praktikat në terren dhe praktikat laboratorike të studënteve -U GJ Gjirokaster 1992

-Tekst-maket  “Metodikë Dituri Natyre”  për degën e Ciklit të Ulët -I L P GJ     Gjirokaster 1984

-Tekst mësimor me bashkautorë “Udhëzues për praktikën verore. Klasa e kandrrave (Insecta)” -Tiranë 1989

-Tekst mësimor  “Ushtrime të zgjidhura të gjenetikës”  -Gjirokaster 2000

-Tekst mësimor me bashkautorë “Higjena shkollore” -SH B L U Tiranë  2001

-Tekst mësimor me bashkautorë “Metodika e mësimdhënies së lendës Dituri Natyre”, mbështetur nga programet e Fondacionit SOROS për degën e mësuesisë për klasat I-IV të shkolles 8-vjeçare.   -Tiranë 2001

-Tekst  mësimor “Determinues insektesh (N/Rendi  Coccoinea , Çeles-atlas)” -SH B L U Tiranë 1999

-Tekst mësimor  “Praktikum  i zoologjise invertebrore”

 

BOTIME PUBLIKE

 

“Vendlindja Jone” -Fshati Arrëz e Vogël në rrethin e Tepelenës. Viti 2014

“ Fëmijëria jonë sa e vështirë aq dhe idilike”. Viti 2022.

“Shqisa mahnitese apo supershqisa” -Në proces botimi

Postimet të fundit