Me zemër plot dashuri e përkushtim për njerëzit në nevojë, më 16 nëntor 2025, në Memaliaj, ishte një ditë e veçantë plot gëzim, muzikë, dashuri dhe solidaritet njerëzor.
Në bashkëpunim me Shoqatën “AlbAccess Open” dhe Qendrën “Rreze Drite Sinani”, organizouam një koncert artistik dhe një drekë të përbashkët për të sjellë buzëqeshje e ngrohtësi në zemrat e atyre që shpesh harrohen.
Ky aktivitet i dedikohet Ditës Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë, një ditë që na kujton se mirësia është forca më e madhe që mund të ndryshojë botën.
Sepse kur bashkohemi për një qëllim të mirë, çdo zemër bëhet më e pasur, çdo shpirt më i qetë dhe çdo ditë më e bukur.
Në këtë ditë ishin me ne:
Sepse vetëm së bashku mund të sjellim dritë në jetën e tjetrit! 
Le ta mbushim këtë ditë me dashuri, këngë e buzëqeshje.
Le të jemi ne arsyeja që dikush ndjen shpresë përsëri.
Ylli Baka këngtari i mirënjohur ndezi atmosferën dhe e gjallëojë këtë festë me zërin , dashamirësinë dhe shpirtin human që ka.





