DOKTOR AMARILDO SËRISH NË BUZ

Sipas premtimit dhe planifikimit të bërë qysh në nisje të këtij viti, doktor Amarildo Bakia shkoi sërish për vizita dhe ekzaminime në qendrën shëndetësore Buz. Tashmë banorët e kësaj treve po e përjetojnë si një realitet të prekshëm, këtë mision human.

Të pranishëm në qendrën shëndetësore Buz, këtë herë, ishin të gjithë infermierët e fshatrave me në krye mjekun e qendrës shëndetësore, Gëzim Kasa.

Vizitat dhe ekzaminimet vijuan normalisht, ku tashmë shumë pacientë ndiqen në mënyrë periodike nga doktor Amarildo.

Shoqata atdhetare kulturore “Tafil Buzi” iniciuse e kësaj nisme, falenderon doktor Amarildon si dhe stafin mjekësor të qendrës shëndetësore Buz, me gjithë infermierët e fshatrave për bashkëpunim dhe bashkërendimin e punës në shërbim të komunitetit buzijotë. Kjo nismë e ndërmarrë dhe e mbështetur financiarisht nga z. Bashkim Brahimi, për dërgimin një herë në muaj në Buz të doktor Amarildos, do të vijoj përgjatë gjithë këtij viti, sikundër dhe është premtuar qysh në fillim.

Postimet të fundit