Nga Hajro LATIFI
SEKRETAR ORGANIZATIV
Në vazhdim të punës për riorganizimin dhe krijimin e degëve të reja në ato zona që punojnë e jetojnë buzjotë, ku ende nuk ka struktura të tilla, i cili përbën një nga objektivat kryesore të shoqatës “Tafil Buzi”; në 7 korrik 2024, pas një pune përgatitore të grupit të caktuar për këtë qëllim, i përbërë nga Asim Brahimi, Hava Mihasi dhe Hajro Latifi, u bë e mundur të krijohet dega më e re e shoqatës “Tafil Buzi” për fshatrat Luftinjë e Sipërme, Izvor dhe Gllavë e Vogël të Njësisë Administrative Luftinjë në Bashkinë Memaliaj. Në mbledhjen e organizuar me këtë rast mori pjesë edhe kryetari i shoqatës Medin Duro. Pjesëmarrja e anëtarësisë ishte e kënaqëshme dhe shembull për t’u ndjekur në të ardhmen, në të tilla raste. Konkretisht nga fshati Luftinjë e sipërme morën pjesë: Yzeir Malka, Alem Zeka, Bilbil Goxha, Shefqet Goxha, Flamur Mushomati, Bujar Shaha, Namik Shaha, Shkëlqim Malka, Besnik Binaj, Petrit Vela, Veli Malka, Reis Kanani, Pëllumb Malka, Tefik Mema, Rustem Nana, Kamber Sinodemi, Vesel Malka dhe Aristotel Malka. Nga fshati Izvor: Sinan Sulozeqi, Myrteza Soluzeqi, Arjan Oruçi, Feti Çela, Latif Çela, Sami Xhafa, Guri Pazi, Petrit Oruçi, Enver Mihasi, Veli Pazi, Bashkim Pazi, Agron Xhafa, Faik Pazi, Ardit Xhafa, Alkest Harizi, Gjergj Pazi, Qemal Oruçi, Ilo Hasani dhe Musa Hasani. Nga fshati Gllavë e Vogël: Skënder Caka, Arjan Dura dhe Luan Caka. Që të gjithë u regjistruan si anëtarë të rinj të shoqatës “Tafil Buzi” dhe premtuan edhe shtim të radhëve në të ardhmen.
I pari në këtë mbledhje e mori fjalën kryetari i shoqatës Medin Duro, i cili pasi përshëndeti të pranishmit u bëri të njohur atyre arritjet e deritanishme dhe objektivat që shoqata i ka vënë vetes në fillim të këtij viti. Rreth këtyre çështjeve u ndalën dhe sekretarja e organizatës së Gruas, Hava Mihasi dhe sektretari Organizativ i shoqatës, Hajro Latifi. Diskutuan në këtë mbledhje dhe Yzeir Malka, Guri Paza, Flamur Mushomataj, Sinan Sulozeqi, etj. Më pas u kalua në zgjedhjet e reja për këtë degë të re të shoqatës, të cilat patën këto rezultate: Sinan Sulozeqi kryetar, Flamur Mushomataj, Yzeir Malka dhe Guri Pazaj në detyrën e zv/kryetarit. Sekretar u zgjodh Luan Caka. Ndërkohë, Bujar Shaha u ngarkua me detyrën e shpërndarjes së gazetës “Trebeshina” për anëtarësinë dhe banorë të tjerë të kësaj zone administrative, ku shtrinë aktivitetin dega e shoqatës në fjalë. Fondi i gazetave të caktuara për degë shoqate, nga Tirana do të dërgohen tek Bedri Serjani, kryetar i degës Tepelenë dhe prej aty do të merren dhe shpërndahen nga Bujar Shaha.





