Në vazhdim të punës për riorganizmin dhe krjimin e degëve të reja, i cili përbën një nga objektivat kryesor të shoqatës “Tafil Buzi”; në 29 maj, pas një pune përgatitore të nënkryetarit Asim Brahimi dhe sekretarit organizativ Hajro Latifi, u bë e mundur krijimi i degës më të re të shoqatës “Tafil Buzi”, pikërisht në Yzberish, Tiranë.
Në mbledhjen e organizuar me këtë rast mori pjesë edhe kryetari i shoqatës “Tafil Buzi”, Medin Duro.
Në prani të katërmbëdhjetë anëtarëve të rinj të kësaj dege dhe konkretisht: Lefter Çibuku, Foti Jaupi, Sherif Bakiaj, Resmi Bakiaj, Muhamet Abedini, Ilir Duro, Pasho Kasaj, Caush Isaraj, Nevruz Xhemalaj, Shuaip Çela, Leart Bakiaj, Vitiqar Aga, Flamur Gumeni dhe Sulo Sadiku, u bënë zgjedhjet e reja për kryesinë e degës së shoqatës.
Në përfundim të votimit, kryetar i kësaj dege u zgjodh Lefter Çibuku, nënkryetar Foti Jaupi dhe sekretar Vitiqar Aga.
Njëkohësisht u bë dhe shpërndarja e kartave të anëtarësisë për këtë degë të sapokrijuar në Yzberish të Tiranës.
Hajro LATIFI
Sekretar Organizativ i shoqatës “Tafil Buzi”





