Sadik BEJKO

 

 

Krahina e Buzit ndjehet e privilegjuar dhe e nderuar, që ka bir të saj Sadik BEJKON, jo vetëm një ndër krijuesit e studjuesit më të mirë shqiptar apo në trevat shqipfolëse, por është një lis që bën hije edhe përtej kufijve të vendit dhe kombit tonë.

 

Sadik BEJKO ka lindur më 20 shkurt 1944 në fshatin Komar, Krahina Buz, Tepelenë. Ka lindur në Tepelenë, më 1944. U diplomua për Gjuhë dhe Letërsi

shqipe në vitin 1980. Dr. i Shkencave në vitin 1998. Fitues i

çmimeve: “Pena e argjendtë” nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë

ne vitin 1998, “Qiri i Naimit”, Tetovë, 2008, “Spektër” nga Lidhja

e shkrimtarëve të Maqedonisë, 2010. Poezia e tij është përfshírë

në disa antologji.

Nga viti 1997 ka punuar pedagog në Universitetin e Tiranës, si

ligjërues i lëndës, Histori e qytetërimeve, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. Ka ligjëruar në Universitetin e Gjirokastrës, Tiranës, Prishtinë,

Shkup, Kalabri dhe në universitete private. Ka qenë titullar i lëndëve: “Letërsia e Mesjetës dhe romantizmi Europian”; “Realizmi kritik në Europë”; “Estetikë”; “Letërsia e Rilindjes shqiptare”; “Letërsia Moderne shqiptare”; “Letërsia e Diasporés shqiptare”; “Histori arti”.

 

DISA NGA BOTIMET:

 

SHKENCORE:

 

  1. “Përtej një apokalipsi” -1998
  2. “Qytetërimet e mëdha” -2006
  3. “Vilsoni dhe Genci” -2006
  4. “Disidentët e rremë” -2007

 

POEZI:

 

  1. “Rrënjët” -1972
  2. “Ku e ka folenë bilbili” -1981
  3. “Si vdes gruri” -1994
  4. “Letër Hamurabit” -1997
  5. “Somnambul” -2002
  6. “Lulekumbullat” -2002,

përkthim poezish nga Konfuci

  1. “Psalm për atin” -2003
  2. “Perëndim me pak natë” -2004,

poezi të zgjedhura

  1. “Fytyrë e panjohur” -2005
  2. “Poezi” -Shkup 2010

dygjuhësh e dyautorësh

  1. “Këngët e Solomonit” -2017

 

ROMAN:

 

  1. “Sytë e gështënjave të egra” -2011

 

KRITIKË – ESEISTIKË:

 

Parathënie studime për shumë autorë, si:

Niko Kacalidha, Ismail Kadare, Bashkim Shehu, Ali

Podrimja, Lefter Cipa, etj.

 

Në vijim dy poezi nga Libri poetik “Rrënjët”,

botim i vitit 1972:

 

BRIGJET DHE BREZNITË

 

Giyshit tim

 

Për mua fëmijën

pleqtë ishin të përjetshëm si brigjet,

(s’dija ç’ishte vdekja:

djemtë do të mbeteshin djem dhe burra-burrat).

Që atëhere mua më pëlqyen brigjet dhe pleqtë

kur dorën ua shkoja sipër mbi rrudhat;

 

nga të parët dëgjova historitë e fisit,

që njësoj të lashta më dukeshin

me rapsoditë që thoshin ujërat;

 

dhe qëndroja shumë pranë tyre,

pranë ujërave e pleqve unë fëmija,

siç kanë gëndruar e do të qëndrojnë pranë

fëmijët, ujërat dhe përjetësia.

 

dhe s’e dija që pleqtë në rrëfime

shtonin kohën e tyre,

ndërsa nga brigjet rridhnin

shushurimat e njëjta të thinjura e të lashta,

s’e dija që më vonë unë fëmija

rrëfimet e plakut do t’i bëja më të begata.

 

BABAI

 

Këtë Dhe me dhe e shkeli burri;

vetëm brazdave diti tä ecë gjatë.

Kur të na ikësh, baba,

do te mbulojnä furshullimat e grurit,

do vesh nën kokë giethe e bar të thatë.

 

Ati im, që më çele kaq ugare

dhe ara të tëra korre nëpër vapë,

sa herë nga rrebeshet m’u thave

si bar mbi plisa, sa herë çele prapë!

 

Plak i rreshkur, i lidhur kaq me baltën,

babai im, i dhemshuri, i miri,

shqetësim për lule, që kopshteve s’u hapën,

 

 

 

 

 

Postimet të fundit