KUJTIM KABASHA DHE MËSUESIT E TJERË TË ZHAPOKIKËS*

Zhapokika dhe banorët e saj dashurinë dhe nevojën për dije, arsimim e kulturë e kanë shfaqur për dekada me radhë. Përpjekjet për të patur shkollën e tyre shqipe datojnë qysh në vitet ‘30, por vetëm pas çlirimit, në vitin 1945, në majat e kodrave të Zhapokikës do të çelej shkolla shqipe, me 30 nxënës dhe me mësues të parë Spiro Çarkën nga Zagoria e Gjirokastrës. Krahas shkollës së ciklit të ulët, për gati 5 vjet do të funksiononte edhe shkolla e mesme. Natyrisht, me kalimin e viteve, në shkollën “6 Dëshmorët” e këtij fshati malor kanë mësuar me mijëra nxënës, si dhe kanë dhënë mësim me qindra mësues. Mirënjohja më e madhe shkon për mësuesit e parë të kësaj shkolle: për Spiro Çarkën, Hasan Xhepin nga Tirana, Nevzat Liçon nga Korça, Pina Baqelin nga Shkodra, Riza Sinoimerin nga Gjirokastra, Vasil Talon nga Saranda, Ptoleme Gjokën, Vasillo Valerin, Jorgo Licin, Agimarta Shehun, Simion Palin, Elisabeta Gërbin, Athina Llaja, Kostandin Kuçuqi, Lalo Lala, Murat Memalla, Xhafer Kuçi, Mërkur Cukalla, Petrit Zhupa, Valentina Tarifa, Vehet Basha, Rushit Mullara, Petrit Llaka, Petrit Shena, Abaz e Lavdie Dedgjoni, Shyqyri Hysi, Selaudin Shehu, Bedri Serjani, Lulo Lula, Luan Gjergo, Petrit Sulejmani, Roland Varfi, Krenar Shehu, Elinor Lala, Saimir Saliu, Irena Jaupi, Sinan Sulozeqi, Fatmir Zeka, etj.
Shkollës së Zhapokikës, për 70 vjet me radhë, i dhanë dritë e shkëlqim edhe mësuesit e fshatit të saj: Haki Sinomemi, Agush, Qemal, Qani, Aseni, Mjaftoni, Hava e Gramiz Caca, Naime Bishani, Luan, Valter e Shqiponja Memisha, Sami Alimema, Aseni Sinomati, Musa e Fatime Kanushi, Bashkim Myslymi, Kujtim Kabasha, Ali e Kastriot Ajdini, etj. Edhe pse lista e mësuesve që dhanë mësim në këtë shkollë është e gjatë, mirënjohja shkon për secilin prej tyre. Vlerat dhe krenaria e “6 Dëshmorëve” të Zhapokikës marrin përmasa deminsonale, sepse nga gjiri i saj kanë dalë “mësues të merituar”, Prof. dr. Shyqyri Hysi dhe Akademik Valter Memisha.

Në vitin 1988, vetëm “6 Dëshmorët” e Zhapokikës kishte mbi 280 nxënës. Ndërsa sot një numër të tillë nxënësish nuk e kanë të gjitha shkollat e krahinës së Buzit. Dikur çdo shkollë 8-vjeçare kishte drejtorin e saj, ndërsa aktualisht të 28 fshatrat e krahinës së Buzit i drejton i vetëm z. Asqeri Muçohima. Rreth historikut të arsimit në zonën e Buzit dhe për armatën e qindra mësuesve, ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit, është shkruar më hollësisht në librin “Krahina e Buzit dhe Tepelena”, ndërsa në këtë shkrim do të ndalemi për një nga bijtë e Zhapokikës, për mësues Kujtim Kabasha.
Kujtimi pas përfundimit të shkollës së mesme Izvor do të punonte si specialist e drejtues në sektorin e bujqësisë në vendlindje. Pas përfundimit të studimeve të larta për mësuesi, dega histori gjeografi, për gati 30 vjet do të jepte mësim në shkollën e fshatit të tij, por edhe në Zhapokikën e Sipërme e Tosk Martalloz. Zoti Kabashi si mësues, kryemësues e drejtor i kësaj shkollle shfaqi aftësi në mësimdhënie dhe përkushtin në punën organizuese e drejtuese për mbarëvajtjen e punëve në tërë proçesin mësimor dhe edukativ. Në fund të vitit 2022 mbushi moshën dhe doli në pension. Urimet, mirënjohjet dhe falenderimet për gjithë aktivitetin e tij si mësues e drejtues i shkollës “6 Dëshmorët” ishin të shumta nga prindërit, nxënësit dhe kolegët e tij. Më datën 25 dhjetor 2022 në lokalin e kolegut të tij, Fatmir Zeka, u organizua një aktivitet kushtuar gjithë punës e vlerave të mësues Kujtimit.
Kujtim Kabashi ka qënë dhe mbetet një nga intelektualët më të mirë të Zhapokikës së viteve të tranzicionit. Ai kudo e kurdoherë manifestoi cilësi e vlera jo vetën në misionin e edukatorit, por edhe si aktivist i dalluar shoqëror, si i zgjedhur në organet e pushtetit, si familjar dhe prind shëmbullor. Qetësia e komunikimi në marrëdhëniet me kolektivin mësues-nxënës, me prindërit dhe organet drejtuese të arsimit në zonë e rreth ishin disa nga veçoritë e tij më të spikatura. Kontributi që ai dha për hartimin e shkrimin e historikut të fshatit e krahinës duhen përshëndetur.
Me urimin: Për një jetë sa më të gjatë e aktive, le të shërbejnë edhe këto rreshta, si vlerësim e mirënjohje për gjithë punën e veprimtarinë e mësuesit të palodhur, Kujtim Xhelal Kabashi.
*Bedri SERJANI





