Prof. Dr. Valter MEMISHA

Prof. Dr. Valter MEMISHA

 

Ka lindur në Tepelenë në 06.12.1955. Në periudhën 1974-1979 ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera Univeristetin shtetror të Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, dega gjuhë shqipe e letërsi, duke u diplomuar mësues i gjuhës e letërsisë për shkollat e mesme.

E ushtron këtë profesion për 9 vite në shkollat e mesme, rrethi Tepelenë. Ndërkohë në vitet 1984-1985 ndjek kursin pasuniversitar të gjuhës shqipe, FHF, Universiteti Shtetëror i Tiranës.

Nga 1988-2001 është Pedagog në Departamentin e gjuhës shqipe dhe të letërsisë, Universiteti “E. Çabej”, Gjirokastër.

Pas kësaj periudhe; pra në vitin 2001 fillon veprimtaria shkencore  në Departamentin e Leksikologjisë e të Terminologjisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Tiranë dhe pas vitit 2008 e në vazhdim në Qendrën e Studimeve Albanologjike/Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë.

Paralelisht vazhdon të punojë si pedagog i jashtëm jashtëm në disa universitete: Universiteti i Gjirokastrës, Universiteti i Tiranës (Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja), Universiteti i Vlorës, Universiteti i Elbasanit. Ndërsa pas vitit 2010 si Pedagog pranë Shkollës së Doktoraturës në Gjuhësi, në nivel masteri dhe doktorate, Qendra e Studimeve Albanologjike/Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Tiranë.

Kësisoj, krijon një përvojë të gjerë mësimdhënëse si pedagog, merrë pjesë në komisione për mbrojte doktoraturash, mikrotezash dhe për diplomash;  në komisionet për provime pasuniversitare, duke qenë shpesh oponent për punime doktoraturash, e recensues për punime mikrotezash e diplomash.

Për shumë vjet (2008-2012) merret me hartimin e korpuseve të pyetjeve për gjuhën shqipe për provimin e lirimit, për provimin e gjuhës shqipe në shkollat e mesme pedagogjike si dhe për kualifikimin e mësuesve të gjuhës dhe të letërsisë, pranë AVA/IZHA dhe AKP, Tiranë; pjesëmarrës në hartimin e programeve të gjuhës shqipe dhe të letërsisë në shkollat e mesme, pjesa për gjuhën shqipe, etj.

 

Veprimtaria shkencore e Akademik Valter MEMISHA.

 

Janë 69 veprimtari shkencore kumtese kombëtare dhe mbi 90 veprimtari komtesë ndërkombëtare, nga të cilat rreth 60 jashtë vendit. Ka botuar 90 artikuj shkencor brenda vendit dhe 41 jashtë vendit.

Ka marrë pjesë si drejtues shkencor në 12 konferenca dhe aktivitete të ndryshme kombëtare dhe në 12 të tjera si bashkorganizator.

Është pjesmarrës në 3 projekte kombëtare për hartimin e Fjalorit të gjuhës shqipe (48.000 fjalë + 5.000 njësi frazeologjike, për një korpus të gjuhës shqipe (database), projekt në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë në Sankt Peterburg, Akademia e Shkencave të Rusisë dhe  në “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, me 100.000 njësi leksikore e frazeologjike.

Gjithashtu është pjesmarrës në projekte institucionale për kompjuterizimin e kartotekës së gjuhës shqipe (mbi 6.000.000 skeda) dhe krijimin e formatit elektronik dhe me shqiptim të Fjalorit të gjuhës shqipe, 2006, duke mundësuar hedhjen në treg të 12.000 kopjove të para të fjalorit elektronik me audio (për herë të parë në Shqipëri, i jepet përdoruesit norma drejtshqiptimore për 48.000 fjalë dhe 5.000 njësi frazeologjike).

Pjesmarrja në bordet editoriale është një aspekt tjetër i veprimtarisë së tij shkenore si, fjala vjen, Kryeredaktor i Revistës shkencore “Studime filologjike”, organ i IGJL-së, ASA dhe anëtar i Bordit të publikimit në Revistën shkencore “Albanian Studies”, organ i ASA.

 

Funksionet drejtuese:

 

1989-1996, përgjegjës i Departamentit të gjuhës shqipe, Universiteti “E. Çabej”, Gjirokastër

1992-1996, anëtar i këshillit shkencor të Fakultetit, Universiteti “E. Çabej”, Gjirokastër 1996-1998, përgjegjës i seksionit të gjuhësisë teorike, Universiteti “E. Çabej”, Gjirokastër

1998-2000, dekan i Fakultetit të Shkencave Shoqërore, Universiteti “E. Çabej”, Gjirokastër; kryetar i këshillit shkencor të Fakultetit të Shkencave Shoqërore, Universiteti “E. Çabej”, Gjirokastër; anëtar i Senatit, Universiteti “E. Çabej”, Gjirokastër

2000-2001, përgjegjës i Departamentit të gjuhës shqipe dhe të letërsisë, Universiteti “E. Çabej”, Gjirokastër.

2005-2007, sekretar shkencor i Departamentit të leksikologjisë dhe të terminologjisë, pranë Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Tiranë.

1 mars 2008 – 8 MARS 2012 përgjegjës i Departamentit të leksikologjisë, të terminologjisë dhe të kulturës së gjuhës, në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë; anëtar i redaksisë së revistës shkencore Studime Filologjike.

8 mars 2012 – 14 gusht 2017 Drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë; kryetar i Këshillit shkencor në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, anëtar i Këshillit të profesorëve të IGJL, anëtar i Senatit të QSA; kryeredaktor i revistës Studime filologjike.

14 gusht 2017 – shtator 2021 Drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, ASA; kryetar i Këshillit shkencor në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, anëtar i Këshillit të profesorëve të IGJL, anëtar i Senatit të ASA; kryeredaktor i revistës Studime filologjike.

2017 – në vazhdim anëtar i redaksisë së revistës “Albanian studies”, organ i ASA-s.

9 shtator 2021 – në vazhdim përgjegjës i Departamentit të leksikologjisë, terminologjisë dhe gjuhësisë së zbatuar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, anëtar redaksisë së revistës Studime filologjike.

14 shator 2021 – vazhdim zëvendësrektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike anëtar i Këshillit të profesorëve të ASA-s, anëtar i Senatit të ASA-s.

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

30 dhjetor 2019 e në vijim: anëtar i Komisionit të gjuhës dhe të letërsisë, pranë AShSh.

19 shkurt 2020 e në vijim: Kryetar i Komisionit të gjuhës dhe të letërsisë, pranë AShSh.

28 shkurt 2020 anëtar i Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe (KNGJSh)

31 mars 2020 e në vijim: anëtar i Komitetit shkencor të European Association of Lexicography (EURALEX).

 

Vepra kombëtare kolektive në proces (si bashkautor)

 

  1. Fjalor i madh i gjuhës shqipe (100.000 fjalë dhe njësi frazeologjike), projekt i miratuar nga AShSh (u përgatit nga akademik Jani Thomai dhe prof. dr. Valter Memisha). Projekt është i Akademisë së Studimeve Albanologjike, i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, i Institutit Albanologjik të Prishtinës.
  2. Fjalori i madh frazeologjik i shqipe, me mbi 40.000 njësi frazeologjike (J. Thomai, A. Jashari, V. Memisha), përfundon në vitin fillim të vitit 2023.
  3. Fjalor i termave të gjuhësisë, të letërsisë dhe të retorikës (fjalor shpjegues gjuhësoro-enciklopedik me rreth 5000 terma), drejtues i projektit, kryeredaktor dhe bashkëhartues i veprës Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, ASA. (Koha e hartimit të veprës 2022 -2025)

Të ndryshme:

 

  1. Paraqitje e personalitetit shkencor të prof. Dh. Qiriazi në kuadrin e ligjëratave për vitin e Skënderbeut (P. Kongreseve)
  2. Paraqitje veprash në Ditë të Albanologjisë (Studime filologjike, Përmbledhje me shkrime të prof. T. Plangarica)
  3. Referencë për veprën Leksiku i veprës së P. Bogdanit të Anila Omarit, për çmimin E. Çabej, AShSh.
  4. Fjalë përshëndetëse në mbi 20 veprimtari kombëtare e ndërkombëtare.

 

Postimet të fundit