Limo Lano PAZA (1938-2012)

Limo Lano PAZA (1938-2012):

 

U lind në Izvor të rrethit Tepelenë, më 10 tetor 1938. Kreu arsimin

mesëm në Gjirokastër në vitin 1963 dhe u dipiomua si mësues i letërsisë

për shkollat e mesme në Universitetin e Tiranës më 1973.

Dha kontribut 36-vjeçar në zhvillimin e arsimit në vendlindjen e tij, duke punuar si nëndrejtor i shkollës së Mesme Bujqësore Izvor, drejtor i shkollës 8-vjeçare Çërrilë, nëndrejtor në shkollën 8-vjeçare Fshat Memaliaj, si dhe arsimtar në shkollen 8-vjeçare dhe atë të Mesme të Përgjithshme në qytetin e Memaliajt. Kudo ku ka punuarr, është shquar si mësimdhënës dhe edukator i palodhur.

Për punën e tij, u inkurajua herë pa here me stimujmoralë dhe në vitin 1991, Presidiumi i Kuvendt Popullor e dekoroi me Urdhrin “Naim Frashëri”. Prej vitit 2000, bëri nje punë të veçantë në evidentimin dhe njohjen e vlerave të krahinës së tij Buzit, duke kulmuar, së pari, me nxjerrjen në dritë në vitin 2003 të monografisë ss parë të prijësit dhe luftëtarit të madh, Tafil Buz, duke i dhënë kësaj figure historike dimensione të reja e të panjohura më parë, e duke e bërë këtë studim historik, pararendësin e denjë të promovimit të Tafil Buzit në Shqipëri. 10 vjet më vonë, më 13 tetor 2013, Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani, e nderoi Tal Buzin, me titullin e madh “Nderi Kombit”. Në kuadrin e hartimit të enciklopedisë së krahinës së Buzit, autorí bëri një studim kërkimor për historikun e arsimit në krahinën titulluar: Treva e Buzit-100 vjet në dritën e dijes. Po kështu, ai bëri një punë të veçantë dhe me profesionalizëm të lartë për mbajtjen në këmbë të gazetës Trebeshina, organ botues i Shoqatës Atdhetare-Socialkuturore “Tafi Buzi”, duke qënë kryeredaktor i mbi 30 numrave të kësaj gazete që prej vitit 2007, duke i dhënë asaj një vend nderi midis simotrave.

Limo Paza u nda nga jeta me 4 janar 2014, duke lënë në mes edhe shumë studime të tjera historike me karakter atdhetar e patriotik.

Për vlerat e tij të larta njerëzore, si mësues e prind shembullor dhe për veprën që la pas gëzon mirënjohjen e thellë të gjithë anëtarësisë së Shoqatës “Tafil Buzi”.

Botime:

Tafil Buzi – kryekënga e trimave

Aromë Trebeshine

Portrete Bujotësh

Postimet të fundit