SHOKU IM ILIAZ DANAJ* Nga Beqar SKËNDERI

SHOKU IM ILIAZ DANAJ*

 

Nga Beqar SKËNDERI

 

Ishte viti 1951, kur shteti i asaj kohe i kishte kthyer sytë nga shtresat e varfra dhe i kishte vënë detyrë vetes për të nxjerrë nga errësira vendin. Detyrat shteti do t’i realizonte me kuadrot që do të përgatiste vetë, duke u lënë në dorë fatet e atdheut dhe nuk gaboi. Përgatiti kuadro besnikë që, kudo që punuan, treguan vetëmohim dhe patriotizëm. Midis problemeve që delnin për t’u zgjidhur, imediat ishte dhe zhdukja e analfabetizmit  dhe shkollimi mbarëshoqëror. Për nevoja urgjente, me gjithë hallet e shumta, shteti hapi një shkollë pedagogjike me bazë filloreje për të përgatitur një armatë mësuesish që do të shërbenin në çdo skaj të vendit.

Shkolla u hap provizorisht për dy vjet në Plepa të Durrësit, ku ishte Kampi i Pionierëve të asaj kohe me emrin “Qemal Stafa”. Nga çdo cep i Shqipërisë aty u grumbulluan djem e vajza me mosha të ndryshme, veshje të ndryshme dhe dialekte të ndryshme. Edhe Tepelena pati kontigjentin e saj nga shumë fshatra, si: Salaria, Izvori, Vasjari, Luft inja 2, Kurtjeza, Kashishti, Gllava etj.. Nga Salaria ishim tre njomëzakë 13-vjeçarë, të padalë nga fshati dhe të paorientuar.  Kur u grumbulluam, u njohëm me njëritjetrin. Karakteristikë e veçantë e tepelenasve është patriotizmi. Midis shokësh u njohëm me Iliaz Danaj nga Luft inja 2. Iliazi ishte pak më i madh nga ne dhe kishte një trup të lidhur, për të cilin e kishim zili. Ai u bë ombrellë për ne, sepse na mbronte, kur krijohej ndonjë konflikt. Ishte shumë I matur e gjakft ohtë që në atë moshë.

Pas dy vjetësh shkolla u transferua në Tiranë dhe mori emrin “Ndrec Ndue Gjoka”, Mësues i Popullit. Drejtor i shkollës ishte Shefik Osmani, një intelektual i rrallë. Këtu ne e njohëm veten dhe detyrën që na priste dhe iu përkushtuam mësimeve dhe arritëm qëllimin, duke nderuar veten, familjen dhe Tepelenën që na nisi e na priste fi timtarë për të rrezatuar dituri. Iliazin e kam pasur shok klase dhe duheshim shumë me njëri-tjetrin. Në klasë kam pasur edhe Vangjeli Zoton nga Muzina e Delvinës. Ne brezi iasaj kohe kemi qenë shumë të sinqertë dhe të padjallëzuar. Në mbarim të shkollës me sukses do të shpërndaheshim të shkonim  nëpër rrethe për të kryer detyrën e shenjtë të mësuesit. Iliazi e ndryshoi mënyrën e jetesës duke vënë në themel të saj dashurinë me Vangjelinë. Ata u lidhën aty dhe i qëndruan besnikë njëri-tjetrit duke krijuar një familje të shëndoshë deri në fund. Të dy si çift jetën e tyre ia përkushtuan edukimit të shumë brezave në zonën e Buzit. Iliazi kreu detyrën e drejtorit të shkollës në Buz dhe Vangjelia një mësuese e përkushtuar. Për ca kohë pata fatin të ndodhem në zonën e Buzit mësues, por edhe në brigadat kulturore që organizoheshin atëherë për edukimin e e gjithanshëm të masave punonjëse. Iliazin

e kishim udhëheqës kur përshkuam me aktivitete që nga Zhapokika deri në Komar, ku në çdo fshat ndeshëm me një mikpritje të papërshkruar, duke injoruar fukarallëkun e asaj kohe. Shoqërinë dhe miqësinë me Iliazin nuk e kam harruar asnjëherë, derisa ai e mbylli jetën në Sarandën e bukur. Nëpërmjet Iliazit u njoha dhe me vëllanë e tij, Ferrikun. Ata si vëllezër ishin identikë. Ferriku ka dhënë një kontribut të theksuar në arsimin e Tepelenës, qe një njeri i përgatitur me parametrat e kohës dhe aktivist i dalluar. Ai e lidhi jetën me Dhuratën, një zonjë grua dhe intelektuale. Ata dy vëllezër ngjanin  si dy pika uji, e mbyllën jetën me nder dhe brezat që kanë lënë duhet të jenë krenarë për ta. Unë ndiej keqardhje për ta, po jeta ka ligjet e saj…

*Botuar në Gazetën “TREBESHINA”, Mars 2018

Postimet të fundit